• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kina ia anulon mikpritjen kampionit të botës Argjentinës shkaku i Mesit

Kina ia anulon mikpritjen kampionit të botës Argjentinës shkaku i Mesit

Pekin, 10 shkurt 2024 (MIA)-  Zyrtarët kinezë kanë anuluar dy miqësore të Argjentinës të cilat do të duhej të zhvilloheshin në shtetin aziatik, pasi Lionel Mesi nuk luajti për Inter Majamin ndeshjen në Hong-Kong para 40.000 shikuesve.

Kampioni i botës duhej të luante me Nigerinë në Hangzhu dhe kundër Bregut të Fildishtë në Pekin në muajin mars.

Tifozët në Kinë u zemëruan kur kapiteni i Argjentinës nuk luajti për klubin e tij kundër Hong-Kongut të dielën.

“Pekini nuk planifikon për momentin të organizojë ndeshje në të cilën Lionel Mesi mund të jetë i pranishëm”, ka thënë Federata e Futbollit të Pekinit të shtunën. 

Komunikatë me përmbajtje të ngjashme dha edhe Komiteti sportiv në Hangzhu.

Mesi dhe klubi amerikan Inter Majami i zemëruan tifozët kur ylli i futbollit argjentinas u la në stol gjatë miqësores të së dielës kundër një ekipi vendas në Hong Kong. Si arsye për mungesën e Mesit është përmendur një lëndim.

Biletat më të shtrenjta për ndeshjen në Hong Kong arritën çmimin deri 450 euro.

Tifozët e pakënaqur ndërkohë kërkuan nga organizatorët t'u kthehen paratë, ndërsa pronari i Inter Majamit Dejvid Bekam është fishkëllyer kur tentoi të falënderonte publikun që erdhi në ndeshjen.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR