• e enjte, 18 korrik 2024

Kin: Fernandesh nuk është për kapiten të Mançester Junajtedit

Kin: Fernandesh nuk është për kapiten të Mançester Junajtedit

Mançester, 30 tetor 2023 (MIA) - Ish futbollisti i Mançester Junajted, Roj Kin vlerëson se Bruno Fernandesh nuk duhet të jetë kapiten i ekipit.

"Definitivisht do t'ia merrja shiritin e kapitenit Bruno Fernandeshit. Tërë kohën ankohet. Çdoherë diçka i pengon. Për mua ai është krejtësisht në kundërshtim me atë që duhet të jetë një kapiten", deklaroi Kin për "Sky Sports".

Portugezi 29-vjeçar verës u bë kapiten i Mançester Junajted. Paraprakisht, trajneri Erik ten Hag ia mori shiritin e kapitenit Hari Meguaerit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR