• e mërkurë, 17 korrik 2024

KFOR-i i lëshoi të punësuarit në hyrjen e Komunës Zveçan, policia e Kosovës i ndaloi dhe hodhi gaz lotsjellës

KFOR-i i lëshoi të punësuarit në hyrjen e Komunës Zveçan, policia e Kosovës i ndaloi dhe hodhi gaz lotsjellës

Prishtinë, 29 maj 2023 (MIA) - Policia e Kosovës sot në mëngjes hodhi gaz lotsjellës ndaj të punësuarve në komunën Zveçan të cilët në disa raste bënë përpjekje që të hynin në ndërtesë. 

Të punësuarit në disa raste kishin bërë përpjekje që ta thyenin kordonin policisë së Kosovës të vendosur para hyrjes së ndërtesës.

Të punësuarit në atë komunë më parë ishin lëshuar nga ushtarët e KFOR-it, të cilët që nga mëngjesi janë shpërndarë para ndërtesës komunale, të armatosur dhe me pajisje që t'i shpërbënin protestuesit.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq, Igor Simiq dhe Dragisha Milloviq kishin ardhur para ndërtesës dhe po bisedojnë me përfaqësues të policisë së Kosovës. 

Sipas portalit Koha.net, dy krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Sllavko Simiq kanë shtruar dy kërkesa për largimin e protestuesve nga objekti i Komunës së Zveçanit, ku janë mbledhur për të protestuar.

Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me largimin e Policisë së Kosovës nga kjo zonë dhe me dorëheqjen e kryetarit të ri të zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit.

Këto kërkesa janë shtruar në takimin e tyre të mbajtur me një komandant të KFOR-it që gjenden atje.

Të premten, pas përpjekjeve të qytetarëve nga veriu i Kosovës që ta pengonin policinë që të hyjë në hapësirat komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kishte përleshje, në të cilat policia përdori gaz lotsjellës, tym dhe shok bomba.

Disa serbë ishin lënduar, ndërsa policia e Kosovës hyri në ndërtesat komunale dhe i futi kryetarët e komunave, të cilët fituan në zgjedhjet e mbajtura para pak kohësh, në të cilat dolën gjithsej 3,4 për qind e votuesve.

Zgjedhjet, të cilat ishin bojkotuar nga përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë, ishin organizuar në fund të prillit, pasi serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR