• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kejni e barazoi rekordin e Milerit dhe Levandovskit

Kejni e barazoi rekordin e Milerit dhe Levandovskit

Mynih, 4 shkurt 2024 (MIA)  - Futbollisti i Bajern Munih, Hari Kejn, u fut në listën e golashënuesve   në ndeshjen e djeshme (3:1) me  Borusi Menhenglanbah në  xhiron e 20-të të kampionatit gjerman.

Tani 30-vjeçari anglez ka shënuar 24 gola në 20 ndeshje në Bundesligë. Kështu, pas 20 xhirosh, e përsëriti rekordin e golave ​​në sezonin debutues. Në sezonin 1969/70 Gerd Miler dhe në sezonin 2020/21 Robert Levandovski (2020/21)  shënuan 24 gola në 20  xhirot e para. 

 Gjithashtu, Kejn, i cili verën e kaluar u transferua në Bajern nga Toetenhemi, barazoi rekordin e Luka Toni për golat e shënuar në një sezon debutues. Në sezonin 2007/08, pasi kaloi nga Fiorentina në Bajern, futbollisti italian shënoi 24 gola.

 Bajern Munih është i dyti në tabelën e Bundesligës me 50 pikë, dy më pak se lideri Baer Leverkuzen.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR