Kejn: Vendimi për të kaluar te Bajerni është më i miri i jetës sime
- Futbollisti anglez Hari Kejn, ka vlerësuar qëndrimin njëvjeçar në Bajern Mznih. Ai konsideron se ka bërë lëvizjen e duhur me transferin te klubi bavarez.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:38, 28 gusht, 2024
Mynih, 28 gusht 2024 (MIA) - Futbollisti anglez Hari Kejn, ka vlerësuar qëndrimin njëvjeçar në Bajern Mznih. Ai konsideron se ka bërë lëvizjen e duhur me transferin te klubi bavarez.
"Të bëhem pjesë e Bajernit është vendimi më i mirë i jetës sime. Më pëlqen çdo moment këtu. Ne duhet të fitojmë si ekip", deklaroi Kejn për "derbyderbyderby.it".
Sezonin e kaluar, futbollisti nuk fitoi asnjë trofe me klubin. Bajern përfundoi në vendin e tretë në kampionatin gjerman.
Para se të vinte në Angli, Kejni për një kohë të gjatë luajti për Totenhemin, por as atje nuk arriti të fitonte një trofe. qa/
Foto: EPA