• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kejn u shpall lojtari më i mirë i Baernit në tetor

Kejn u shpall lojtari më i mirë i Baernit në tetor

Mynih, 16 nëntor 2023 (MIA) - Për herë të parë që nga ardhja në Gjermani, sulmuesi Hari Kejn është shpallur lojtari më i mirë i muajit i Baernit, njoftoi në ueb faqen e tyre klubi i Bundesligës nga Mynihu.

30-vjeçari fitoi 48 për qind të votave të tifozëve për lojtarin më të mirë të tetorit, përpara Leroj Sane që mori 20 për qind dhe Sven Ulrajh (11 për qind).

Muajin e kaluar Kejn luajti pesë ndeshje në të cilat shënoi pesë gola dhe tre asistime. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR