• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kejn: Reprezentacioni i Anglisë duhet të jetë para çdo klubi

Kejn: Reprezentacioni i Anglisë duhet të jetë para çdo klubi

Londër, 14 nëntor 2024 (MIA) - Kapiteni i Anglisë, Hari Kejn ka kritikuar lojtarët që refuzuan të vijnë në reprezentacionin e Anglisë për ndeshjet e nëntorit.

"Po, kjo javë është skandaloze, kuptohet. Mendoj se është një periudhë e vështirë e sezonit dhe ndoshta e shfrytëzuan këtë. Për të qenë plotësisht i sinqertë, nuk më pëlqen. Unë mendoj se kombëtarja e Anglisë është mbi të gjitha, në çdo situatë klubi", deklaroi Kejn për "ITV Football". 

Kritikat e Kejnit vijnë pasi tetë lojtarë mungojnë në reprezentacionin e Anglisë për shkak të lodhjes dhe problemeve me lëndimet: Kol Palmer, Levi Kolvill, Bukajo Saka, Deklan Rajs, Fil Foden, Xhek Grilish, Trent Aleksandar-Arnold dhe Aron Ramsdejl.

Anglia sonte nga ora 20:45 është mysafire në Greqi, ndërsa më datën 17 do të përballet me Irlandën. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR