• e mërkurë, 10 korrik 2024

Kejn për van Dajk: Dua të luaj kundër lojtarëve më të mirë në botë

Kejn për van Dajk: Dua të luaj kundër lojtarëve më të mirë në botë

Dortmund, 10 korrik 2024 (MIA) - Kapiteni i reprezentacionit të Anglisë, Hari Kejn ka lavdëruar mbrojtësin holandez Virxhil van Dajk para ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2024.

"Gjatë viteve në Sautempton dhe Liverpul kemi luajtur shumë ndeshje të mëdha dhe kishim ndeshje të mira. Herë ai e fitonte betejën, herë unë. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Do të përgatitem t'ia bëj gjërat të vështira dhe ai do të bëjë të njëjtën gjë për mua. Dua të luaj kundër lojtarëve më të mirë në botë", tha Kejn për "Sky sports".

Ndeshja mes reprezentacioneve të Holandës dhe Anglisë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian do të luhet në mbrëmje në Dortmund me fillim nga ora 21.

Finalistja e parë është kombëtarja e Spanjës e cila mbrëmë mposhti Francën me rezultat 2:1.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR