• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kejn e ka përsëritur pokerin e Alan Smith në Ligën e kampionëve

Kejn e ka përsëritur pokerin e Alan Smith në Ligën e kampionëve

Mynih, 18 shtator 2024 (MIA) - Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Hari Kejn shënoi katër gola mbrëmë në ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit në xhiron e parë të Ligës së kampionëve.

Bavarezët shënuan fitore bindëse me rezultatin 9:2, ndërsa tre nga katër golat, Kejn i shënoi nga penaltia.

Kejn u bë autori i parë i "pokerit" nga Anglia pas 33 viteve. Paraprakisht, anglezi Alan Smith, shënoi katër gola për Arsenalin në garën elitare kundër Austria Vjenës në vitin 1991.

Njëheri, Kejn e tejkaloi Vejn Runin për më së shumti gola në Ligën e Kampionëve/Kupa Evropiane e kampionëve mes futbollistëve anglezë. Sulmuesi 33 vjeçar është golashëlnuesi më i mirë anglez në Ligën e kampionëve me 33 gola. Runi shënoi 30. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR