• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KE-ja propozoi plan për të paguar kreditë për Ukrainën nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse

KE-ja propozoi plan për të paguar kreditë për Ukrainën nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse

Bruksel, 20 shtator 2024 (MIA) - Komisioni Evropian sot propozoi një pako gjithëpërfshirëse të ndihmës financiare për Ukrainën e cila përbëhet nga Mekanizmi i bashkëpunimit të huasë për Ukrainën, në vlerë deri në 45 miliardë euro, si dhe një kredi emergjente për ndihmë makrofinanciare në shumë prej 35 miliardë euro.

Mjetet për këtë plan i cili, sipas KE-së paraqet një hap vendimtar në rritjen e mbështetjes për Ukrainën, do të sigurohet nga të ardhurat nga asetet e ngrira ruse, pas çka duke dërguar një sinjal të qartë se barra e rindërtimit të vendit do të mbahet nga ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e tij.

"Kjo qasje do të zbatohet për herë të parë në një mënyrë të strukturuar për të siguruar mbështetje financiare afatgjatë dhe të qëndrueshme për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës", shtohet në kumtesë.

Komisioni propozon krijimin e Mekanizmit të bashkëpunimit huadhënës për Ukrainën, përmes të cilit do të mbështesë përpjekjet e vendeve të G7 për t'i dhënë vendit hua në shumë prej 45 miliardë euro.

Sipas Planit, Ukraina mund t'i përdorë këto mjete për të paguar huatë nga BE-ja dhe kreditorët e tjerë të cilët marrin pjesë në iniciativën e G7 për "Huamarrje emergjente për të rritur të ardhurat për Ukrainën" (ERA).

Në kuadër të nismës ERA, KE-ja propozon hua të jashtëzakonshme prej 35 miliardë eurosh e parashikuar për të përmbushur nevojat urgjente buxhetore të Ukrainës të cilat janë rritur ndjeshëm në kushtet e agresionit të intensifikuar dhe të zgjatur rus. Shuma e mbetur e huasë duhet të sigurohet nga vendet e tjera të G7.

Propozimi i KE-së tani duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së brenda Këshillit Evropian me shumicë të kualifikuar. Duke marrë parasysh urgjencën e propozimit, Komisioni paralajmëroi se do të punojë intensivisht me PE-në dhe Këshillin e BE-së për miratimin më të shpejtë të tij. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR