KE: Udhërrëfyesi për reformën e administratës publike mbetet një bençmark hyrës për Klasterin "Vlerat themelore"
- Grupi i posaçëm për reformat në administratën publike ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut mbajti takimin e tij të 13-të, i cili nga ana e BE-së ubashkëkryesua nga Sigrid Bretel, shefe e departamentit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian. kurse nga ana e vendit, Goran Minçev, ministër i Administratës Publike dhe Esma Adiloviq, shefe e Departamentit në Ministrinë e Administratës Publike.
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Grupi i posaçëm për reformat në administratën publike ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut mbajti takimin e tij të 13-të, i cili nga ana e BE-së ubashkëkryesua nga Sigrid Bretel, shefe e departamentit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian. kurse nga ana e vendit, Goran Minçev, ministër i Administratës Publike dhe Esma Adiloviq, shefe e Departamentit në Ministrinë e Administratës Publike.
Siç kumtuan sot nga delegecioni i BE-së, lidhur me kornizën strategjike për RAP, Komisioni e përsëriti rëndësinë e Udhërrëfyesit për RAP, duke inkurajuar finalizimin dhe miratimin e saj të shpejtë, si dhe harmonizimin me raportet kryesore dhe strategjitë.
"Ky mbetet bençmark hyrës për Klasterin 1 të "Vlerave themelore". Më tej e theksoi nevojën për krijimin e mekanizmave të fuqishëm për monitorim dhe raportim. Komisioni e përshëndeti raportimin e fundit për zbatimin e Strategjisë për reforma në administratën publike, e theksoi rëndësinë për të punuar në çështje të vonuara dhe bëri thirrje për përfundimin në kohë të raporteve të tilla. Gjithashtu u theksua nevoja për një udhëheqje më të fortë politike për të siguruar zbatimin e koordinuar", theksohet në kumtesën.
Sa i përket menaxhimit të financave publike, Komisioni, theksohet, ka vënë në dukje miratimin e fundit të Ligjit për Kontrollin e brendshëm financiar publik dhe miratimin e akteve nënligjore për zbatimin e Ligjit për Buxhetin Organik, të cilat janë pikë kthyse në agjendën e reformave për dhjetor 2024. Qeveria gjithashtu, njoftoi për zbatimin e sistemit të menaxhimit të integruar financiar, ku Komisioni theksoi implikimet e këtij projekti për kushtëzimin lidhur me pagesat e ardhshme në kuadër të Agjeendës së reformave.
Për zhvillimin dhe koordinimin e politikave, Komisioni inkurajoi krijimin e një sistemi funksional për planifikim dhe monitorim strategjik. Ai theksoi rëndësinë e vlerësimeve të ndikimit të rregullatorës, konsultimeve publike dhe kontrollit të përforcuar të cilësisë për të përmirësuar koherencën dhe efektivitetin e politikave. Gjithashtu u nënvizua nevoja për raportim të rregullt për Programin nacional për miratimin e legjislacionit evropian.
Në fushën e shërbimit publik dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, Komisioni përsëriti rëndësinë e një sistemi të bazuar në merita, punësim dhe shkarkim transparent, miratimin e shpejtë të ligjeve të rishikuara të shërbimit publik, rregullat e qarta të punësimit, vlerësim dhe shkarkimitë stafit drejtues, përmirësim të mbajtjes së stafit, zvogëlim të numrit të ushtruesve të detyrës së menaxherëve, grumbullim më të mirë të të dhënave për largimet nga puna, ankesa kundër shkarkimeve dhe përdorimit të kontratave të përkohshme të punës si dhe kontratave në vepër në administrata. Komisioni inkurajoi finalizimin e reformave në sistemin e pagave dhe sigurimin që shpërblimi i reflekton përgjegjësitë dhe ekspertizën.
Lidhur me llogaridhënien, shtohet, Komisioni theksoi nevojën për llogaridhënie institucionale dhe menaxheriale dhe përshëndeti masat e vazhdueshme riorganizuese. Palët diskutuan për miratimin e Ligjit të ri për organizimin e administratës shtetërore, përmirësimin e përgjigjeve ndaj kërkesave për informacione me karakter publik dhe nevojën e zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të Maqedonisë së Veriut për nepotizmin dhe rreziqet e korrupsionit. Komisioni inkurajoi një bashkëpunim më të ngushtë midis autoriteteve dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për të trajtuar në mënyrë efektive këto sfida.
Sa i përket ofrimit të shërbimeve, Komisioni, theksohet, ka kërkuar miratimin me kohë të ndryshimeve në Ligjin për Procedurat e Përgjithshme Administrative dhe ka theksuar përmirësimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset. Inkurajoi autoritetet të rrisin përdorimin e e-portalit kombëtar dhe të drejtojë proceset për rritjen e përdorimit të tij nga përdoruesit. Në fund, palët diskutuan për qeverisjen elektronike dhe harmonizimin e kornizës së ndërveprimit të Maqedonisë së Veriut me Kornizën Evropiane të Ndërveprueshmërisë (EIF).
Për bashkëpunimin territorial dhe zhvillimin rajonal, Komisioni ka inkurajuar kapacitete më të forta institucionale, staf të qëndrueshëm dhe mbajtje rigoroze të stafit për të siguruar menaxhim dhe kontroll efektiv të fondeve të BE-së. Komisioni nënvizoi rëndësinë e forcimit të koordinimit në të gjitha nivelet qeveritare dhe përgatitjen adekuate për pjesëmarrje të mundshme në politikën e ardhshme kohezive", qëndron në kumtesë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s