• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB e kanë përshëndetur marrëveshjen për reformat e migracionit në BE

KB e kanë përshëndetur marrëveshjen për reformat e migracionit në BE

Nju-Jork, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Kombet e Bashkuara e kanë përshëndetur marrëveshjen e sotme për reformat e migracionit në Bashkimin Evropian dhe e cilësuan si "hap shumë pozitiv". 

"Urime Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian për marrëveshjen e arritur politike, për reformën në sistemin e migracionit", ka shkruar në platformën sociale X, komesioneri i lartë i KB-së për refugjatë, Filipo Grandi.

Edhe krahas urimeve, marrëveshja e arritur sot për reformimin e rregullave të BE-së për migracion, u kritikua nga organizatat joqeveritare. Kjo "do të rrisë rastet e vdekjes në det", thuhet në deklaratën e përbashkët të organizatave joqeveritare.

"Asnjë jetë nuk do të shpëtohet me vendimin e sotëm. Kjo marrëveshje është dështim historik dhe një përkulje ndaj partive të djathta evropiane", thuhet në deklaratën e përbashët të 15 organizatave joqeveritare, të përfshira në shpëtimin e njerëzve në det. Në mesin e tyre janë Sea-Watch dhe SoS Humanity.

Pas disa vitesh diskutimesh të vështira dhe të gjata, eurodeputetët dhe përfaqësuesit e 27 vendeve të BE-së, sot në mëngjes arritën të dakordohen për një reformë të sistemit evropian të migracionit - reformë që kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen e quajti "historike". si/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR