• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kavani i dha fund karrierës së tij në kombëtare

Kavani i dha fund karrierës së tij në kombëtare

Montevideo, 31 maj 2024 (MIA) - Futbollisti urugiaian, Edison Kavani (37) publikoi mbrëmë se po i jep fund karrierës në kombëtare, duke i dhënë lamtumirë fanellës kombëtare si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e vendit të tij.

Kavani tha se ai mori vendimin për t'i dhënë fund karrierës së tijnë kombëtaren në mënyrë që të mund të fokusohej në fundin e karrierës së tij në klub.

Sulmuesi urugiaian aktualisht luan për gjigantin argjentinas Boka Juniors.

"Isha i bekuar të mbajë këtë fanellë dhe ta përfaqësoj atë që dua më së shumti në botë, vendin tim", deklaroi Kavani.

Për skuadrën uruguaiane, Kavani luajti 136 ndeshje dhe zë vendin e tretë në listën e të gjitha kohërave pas Diego Godin (161) dhe Luis Suarez (137).

Me kombëtaren mori pjesë në katër kampionate botërore, ndërsa në fanellën kombëetare shënoi 58 gola. ls/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR