Katër zjarre në qiell të hapur në 24 orët e fundit
- Janë evidentuar katër zjarre në ambiente të hapura, përveç atyre në zonat urbane gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin, njoftoi sot paradite Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
- Post By Qefsere Abduli
- 10:02, 15 nëntor, 2024
Shkup, 15 nëntor 2024 (MIA) - Janë evidentuar katër zjarre në ambiente të hapura, përveç atyre në zonat urbane gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin, njoftoi sot paradite Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Në territorin e Shkupit në komunën e Aerodromit janë shuar mbeturina në një sipërfaqe prej 50 metra katrorë përgjatë bulevardit “Brigada e tretë maqedonase” nr. 54 me një automjet kundër zjarreve dhe tre zjarrfikës. Mbeturina janë djegur edhe në komunën e Karposhit, përgjatë rrugës “Skupi” pa numër, ku është intervenuar me një automjet kundër zjarreve dhe dy zjarrfikës. Nga ora 23:55 deri në orën një të mëngjesit, katër zjarrfikës dhe një automjet kundër zjarreve kanë intervenuar në djegien e mbeturinave përgjatë rrugës “Pero Nakov” pa numër, komuna e Gazi Babës.
Zjarrfikësit e Manastirit kanë intervenuar në një deponi të egër e cila është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Sopotnicë.
"Shiu ka ndihmuar në shuarjen e tij. Konkretisht, zona e komunës së Demir Hisarit dje është përfshirë nga reshjet e shiut, ndaj nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje të mëdha në deponinë e egër. Ende ka mbetur tym në disa pjesë të saj, por nuk ka rrezik për përhapjen e saj", thuhet në kumtesë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.631 thirrje në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK. Si "reale" janë kategorizuar 55,79 për qind e thirrjeve. Drejt policisë janë regjistruar 68,50 për qind e thirrjeve, në Shërbimin e urgjencës mjekësore 22,71 për qind, ndërsa 2,93 për qind ndaj zjarrfikësve në numrin e vetëm 112 në QMK. qa/
Foto: arkivi i MIA-s