• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Karateistja nga Kumanova, Sara Muadini fiton medaljen e artë në Kampionatin ballkanik në Mal të Zi

Karateistja nga Kumanova, Sara Muadini fiton medaljen e artë në Kampionatin ballkanik në Mal të Zi

Shkup, 3 qershor 2025 (MIA)- Karateistja nga Klubi i karatesë "Bashkimi 2002" nga Kumanova, Sara Muadini ka fituar medaljen e artë në Kampionatin ballkanik e cila këtyre ditëve është mbajtur në Tivar të Mal të Zi. 

Kjo është medalje e parë e artë e Sarës në kampionatet ballkanike në kategorinë deri 12- vjeç, -45 kg, duke poentuar ndaj çdo kundërshtare ku asnjëra nga ato nuk arriti t'i marrë as edhe 1 pikë.

Ajo mposhti Jovana Zhiviqin nga Serbia (1:0), Laura Prosiqin nga Kroacia (2:0), Lamija Demiroviqin nga Bosnje e Hercegovina (3:0), Sura Ulku Altun nga Turqia (1:0) dhe Hiranur Uraj nga Turqia (3:0).

Ndërkaq, Sofia Topalloska po nga Maqedonia ka fituar vendin e tretë në kategorinë për 10-vjeç, -34 kg, duke triumfuar kundër Kroacisë, Malit të Zi dhe Turqisë.

Ndryshe, në këtë kampionat kanë marrë pjesë 1796 karateistë me gjithsej 1895 paraqitje si garues nga 13 shtete. Maqedonia e Veriut në Kampionatin ballkanik mori pjesë me 142 karateistë.

QËNDRONI TË LIDHUR