Kapiteni i PSZH-së: E di se sa dhemb humbja në finalen e Ligës së kampionëve dhe do të tentoj t'ua bartë atë përvojë bashkëlojtarëve të mi
- Kapiteni i Pari Sen Zhermenit, Markinjos, ishte kategorik se ekipi francez ka ambicie të mëdha.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:29, 8 maj, 2025
Paris, 8 maj 2025 (MIA) - Kapiteni i Pari Sen Zhermenit, Markinjos, ishte kategorik se ekipi francez ka ambicie të mëdha.
Parisienët u kaulifikuan në finalen e Ligës së kampionëve pasi që në gjysmëfinale e mposhtën ekipin anglez, Arsenal.
"Punojmë hap pas hapi. jemi të vetëdijshëm se çfarë turneu është Liga e kampionëve. Dëshirojmë të shkojmë larg dhe tnai jemi në finale. Siç thashë më parë, duhet të përgatitemi për atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Tashmë humba një finale, e di se sa dhemb dhe do të tentoj t'ua bartë atë përvojë bashkëlojtarëve të mi", deklaroi Markinjos për televizionit "Kanal+" pas fitores me rezulatat 2-1 ndaj Arsenalit në refanshin e gjysmëfinales. ab/
Fotо: Arkivi