Kancelari austriak tha se do të japë dorëheqje
- Kancelari austriak Karl Nehamer dhe kreu i Partisë Popullore Austriake konservatore (OVP) ka thënë mbrëmë se në ditët në vijim do të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe lider i OVP-së, pasi për herë të dytë dështuan negocociatat për formimin e Qeverisë së re.
- Post By Sara Ademi
- 10:17, 5 janar, 2025
Vjenë, 5 janar 2025 (MIA) - Kancelari austriak Karl Nehamer dhe kreu i Partisë Popullore Austriake konservatore (OVP) ka thënë mbrëmë se në ditët në vijim do të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe lider i OVP-së, pasi për herë të dytë dështuan negocociatat për formimin e Qeverisë së re.
"Negociuam për një kohë të gjatë dhe me drejtësi. Nuk është e mundur të arrihet një marrëveshje me Partinë Socialdemokrate për pika të rëndësishme. Partia Popullore i qëndron premtimeve: Nuk do të pranojmë masa që janë kundër biznesit apo taksave të reja. Prandaj ne po i mbyllim negociatat me Partinë Socialdemokrate dhe nuk do t'i vazhdojmë”, ka shkruar Nehamer në rrjetin X.
Ai tha për servisin radiodofizuv publik ORF se do të japë dorëheqje "edhe si kancelar ashtu edhe si lider i OVP-së në ditët në vijim". sa/
Foto: Arkivi i MIA-s