• e mërkurë, 08 janar 2025

Mbi 3.000 profesorë universitarë në Serbi i mbështetën studentët

Mbi 3.000 profesorë universitarë në Serbi i mbështetën studentët

Novi Sad, 7 janar 2025 (MIA) – Më shumë se 3.000 profesorë universitarë nga Serbia nënshkruan letër të hapur për mbështetje të studentëve në protestat dhe kërkesat e tyre. Numri i nënshkruesve rritet vazhdimisht, bën të ditur Beta.

“Ne qëndrojmë me vendosmëri me studentët tanë në luftën e përbashkët për një shoqëri më të mirë”, thuhet në porosinë e profesorëve. Ata dënuan ashpër çdo përpjekje të autoriteteve për të frikësuar studentët duke publikuar të dhënat e tyre private dhe forma të tjera presioni.

Profesorët u bënë thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë me vetëdije dhe përgjegjësi në punën e tyre. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR