• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kanadaja në listën e sanksioneve shtoi edhe 203 përfaqësues të republikave të vetëshpallura të Donjeckut dhe Luganskut

Kanadaja në listën e sanksioneve shtoi edhe 203 përfaqësues të republikave të vetëshpallura të Donjeckut dhe Luganskut
Otava, 27 prill 2022 (MIA) – Kanadaja shtoi edhe 203 përfaqësues të republikave të vetëshpallura të Donjeckut dhe Luganskut në listën me sanksione, si pjesë e sanksioneve kanadeze të lidhura me gjendjen në Ukrainë. Në listën me sanksione janë edhe ministrat e republikave të vetëshpallura. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e llogarive eventuale bankare n Kanada dhe ndalesë për hyrje në vend. Në kumtesën e MPJ-së në Kanada theksohet se që nga 24 shkurti i vitit 2022, Otava ka përfshirë më shumë se 1.000 kompani nga Rusia, nga Bjellorusia dhe nga Ukraina në listën e sanksioneve për shkak të gjendjes në Ukrainë. Kanadaja ka për qëllim të vazhdojë me politikën e sanksioneve kundër Moskës për shkak të gjendjes në Ukrainë. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR