• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kampionati francez i futbollit mund të ndryshojë emrin e tij në Mekdonalds Liga 1

Kampionati francez i futbollit mund të ndryshojë emrin e tij në Mekdonalds Liga 1

Paris, 5 mars 2024 (MIA) - Kampionati francez i futbollit mund të ketë një sponsor të ri për sezonin e ardhshëm.

Sipas portalit “onzemondial.com”, në sezonin 2024/25 kampionati do të quhet “Mekdonalds Liga 1”. Marrëveshja e ligës me sponsorin aktual "Uber Eats" përfundon këtë vit.

Kontrata e re parashikon që Liga profesionale franceze (LPF) të marrë 20 milionë euro në sezon në vend të 15 milionë eurove që i takonin sipas marrëveshjes aktuale.

Për momentin, lider në Ligën e parë franceze është PSZH-ja, me 55 pikë në 24 ndeshje. Brest është në vendin e dytë me 46 pikë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR