Kamavinga u lëndua në ndeshjen kundër Liverpullit
- Mesfushori i Real Madridit, Eduard Kamavinga nuk e përfundoi ndeshjen në kuadër të xhiros së 5-të në Ligën e Kampionëve kundër Liverpullit, të cilën madrilenët e humbën me rezultatin 2:0.
- Post By Besnik Shuki
- 08:10, 28 nëntor, 2024
Liverpul, 28 nëntor 2024 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit, Eduard Kamavinga nuk e përfundoi ndeshjen në kuadër të xhiros së 5-të në Ligën e Kampionëve kundër Liverpullit, të cilën madrilenët e humbën me rezultatin 2:0.
Francezi 22-vjeçar mbrëmë doli nga fusha në minutën e 57-të, duke u mbajtur në pjesën e pasme të këmbës së majtë.
Sipas "AS", Kamavinga do t'i nënshtrohet kontrollit mjekësor, pas çka do të dihet koha e saktë e rikuperimit. bsh
Foto: EPA