• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kamavinga qëndron në Real deri në vitin 2029

Kamavinga qëndron në Real deri në vitin 2029

Madrid, 7 nëntor 2023 (MIA) - Futbollisti francez i mesfushës Eduardo Kamavinga (19), e ka vazhduar kontratën me Real Madridin edhe për dy vite, deri në vitin 2029, njoftoi mbrëmë klubi mbretëror.  

Reali nuk i ka bërë të ditura detajet finaciare, ndërsa sipas mediave spanjolle kontrata e re mund të përfshijë një klauzolë blerje prej një miliard eurosh, siç ishte rasti me bashkëpunimet e fundit me shokët e tij të klubit Rodrigo dhe Vinisius. 

Kamavinga erdhi në Real në verën e vitit 2021 nga ekipi francez "Ren" për 30 milionë euro. Në dy sezonet francezi deri tani ka lujatur mbi 100 ndeshje për klubin spanjoll dhe ka fituar gjashtë trofe. si/mb/

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR