• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kallas: Njohja e Palestinës, nuk do ta përmirësojë gjendjen humanitare në Gazë

Kallas: Njohja e Palestinës, nuk do ta përmirësojë gjendjen humanitare në Gazë

Bruksel, 23 shtator 2025 (MIA) - Përmirësimi i situatës humanitare në Gazë, për çka punojmë vazhdimisht, nuk varet nga njohja e Shtetit të Palestinës, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas pas takimit të shefave të diplomacive të Unionit me kolegët e tyre nga Brazili, India dhe meksika, që mbajt mbrëmë në Nju-Jork.

"Të gjitha vendet evropiane e mbështesin zgjidhjen për dy shtete. Do të thotë, që të kemi dy shtete të barabarta, janë ndërmarrë hapa nga disa vende anëtrare lidhur me njohjen, me qëllim që të dërgohet sinjal i qartë se vendet evropiane i mbështesin edhe palestinezët në këtë konflikt", tha Kallas.

Sipas saj, ministrat ishin të qartë në qëndrimet e veta se zgjidhja për dy shtete është mundësia më e mirë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Afërt, sepse mbështetja e këtij modeli do të thotë në të vërtetë edhe Izrael edhe Palestinë.

"Kjo do të thoë Izrael i sigurt dhe shtet i qëndrueshëm palestinez", shtoi Kallas.

Ajo theksoi se situata aaktuale në Gazë paraqet "dështim katastrofik të njerëzimit" dhe i bëri thirrje Qeverisë izreaelite menjëherë t'i heqë të gjitha kufizimet humanitare.

"Është e qartë se Hamasi duhet t'i dorëzojë armët dhe t'i lirojë të gjitha pengjet, por edhe zgjerimi i lagjeve me kolonë dhe aneksimi i territoreve nuk janë kompatibile me paqen. Në bashkimin Evropian po tentojmë ta kahëzojmë fokusin drejt ndihmës për njerëzit në terren dhe përmirësimit të vërtetë të situatës humanitare. ne jemi donatori më i madh i ndihmës humanitare dhe mbështetls i fuqishëm i Administratës palestineze", tha Kallas.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së shtoi se në takim është bërë fjalë edhe për luftën në Ukrainë, duke cekur se me çdo sulm ajror rus zvogëlohen perspektivat për paqe.

"Rusia po tregon përbuzje absolute ndaj çdo tentimi për diplomaci. Shkeljet e vazhdueshme të hapësirës ajrore të Bashkimit Evropian nga ana e Moskës janë të pandërgjegjshme, të rrezikshme dhe situata kanosëse që mund të dalin nga kontrolli, ndërsa ne duhet të jemi të fuqishëm", tha kallas, duke shtuar se në atë drejtim është edhe pakoja e re e sanksioneve ndaj Rusisë, që Komisioni evropian i propozoi të premten.

Në takim u bë fjalë edhe për marrëdhëniet e BE-së me Brazilin, Indinë dhe meksikën dhe për mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

"Ndikimi i luftës së Rusisë po ndjehet edhe jashtë Evropës. Çdo ditë Rusia i shkelë parimet e kartës së KB-së. Së bashku me kolegët tanë, sot biseduam edhe për atë se rendi multilateral me të vërtetë është diçka që duhet ta mbrojmë të gjithë, ndërsa karta e KB-së është në thelbin e tij", shtoi Kallas. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR