Kallëzim penal për një të punësuar në DAP, e ka lajmëruar menaxherin e kazinos se kur do të ketë kontroll
- -Policia e Tetovës parashtroi kallëzim penal kundër G.О.(50) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka raportuar te menaxheri i kazinosë kur ka pasur kontroll, duke kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, kumtoi MPB.

Shkup, 26 mars 2025 (MIA) -Policia e Tetovës parashtroi kallëzim penal kundër G.О.(50) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka raportuar te menaxheri i kazinosë kur ka pasur kontroll, duke kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, kumtoi MPB.
Më 21.01.2025, i denoncuari – i punësuar në drejtorinë rajonale të DAP - Tetovë, duke shfrytëzuar pozitën dhe autorizimin e tij, e ka lajmëruar menaxherin e kazinos në Tetovë dhe i ka dhënë informacione zyrtare për kontrollet e planifikuara në kazino", theksojnë nga MPB-ja. ls/