VMRO-DPMNE uron të gjithë besimtarët myslimanë për festën e madhe të Fitër Bajramit
- Me urime të sinqerta për paqe, lumturi dhe begati, VMRO-DPMNE ua uron Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve që e festojnë! Qoftë kjo festë kujtim i humanizmit, solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
- Post By Sara Ademi
- 12:31, 30 mars, 2025

30 mars 2025
Me urime të sinqerta për paqe, lumturi dhe begati, VMRO-DPMNE ua uron Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve që e festojnë! Qoftë kjo festë kujtim i humanizmit, solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Këto ditë janë një kujtesë se forca e vërtetë e një shoqërie matet përmes respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe kujdesit për të tjerët, vlera që janë të rrënjosura në shoqërinë tonë dhe që na bashkojnë pa dallim feje, etnie apo përkatësie tjetër.
Në një periudhë kur gëzohemi së bashku, por edhe në momentet e dhimbjes së thellë kolektive, siç ishte tragjedia e fundit në Koçan, edhe një herë është bërë e qartë se solidariteti, dora e ndihmës dhe ndjenja e bashkimit janë të rrënjosura në shpirtin e popullit tonë. Është pikërisht ai unitet dhe kujdes i ndërsjellë që janë themelet mbi të cilat ne ndërtojmë shtetin e përkushtuar, të drejtë dhe të përgjegjshëm që të gjithë e meritojmë.
Vlerat e mirëkuptimit dhe respektit, të cilat janë themeli i Fitër Bajramit, le të jenë parim udhëheqës në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të begatë dhe cilësore për të gjithë qytetarët.
Urime Fitër Bajramin!
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së
________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.