Minçev: Fitër Bajrami është një festë që na kujton rëndësinë e solidaritetit, tolerancës dhe bashkimit
- Ministri i Administratës Publike Goran Minçev ka dërguar një mesazh urimi për qytetarët e besimit islam me rastin e festës së madhe fetare të Fitër Bajramit.
- Post By Sara Ademi
- 11:52, 30 mars, 2025

Shkup, 30 mars 2025 (MIA) - Ministri i Administratës Publike Goran Minçev ka dërguar një mesazh urimi për qytetarët e besimit islam me rastin e festës së madhe fetare të Fitër Bajramit.
"Fitër Bajrami është një festë që na kujton rëndësinë e solidaritetit, tolerancës dhe bashkimit – vlera që janë themeli i një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Këto parime duhet të jenë edhe parim udhëzues në institucione, sepse një administratë publike e fortë nënkupton shërbime cilësore për të gjithë qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre fetare apo etnike", thotë Minçev në urim.
Ai thekson se si Ministri e Administratës Publike, mbeten të përkushtuar për krijimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë, ndërtimin e një shoqërie me mundësi të barabarta, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. sa/
Foto: Ministria e Administratës Publike