• e diel, 06 tetor 2024

Kaka u regjistrua për maratonën në Berlin 

Kaka u regjistrua për maratonën në Berlin 
Berlin, 23 shtator 2022 (MIA) – Ish-futbollisti brazilian Kaka të dielën do të debutojë në garat maratonë të edicionit në Berlin. Kaka, i cili luajti për Real Madridin dhe Milanin në karrierën e tij të pasur si lojtar, vuri në dukje se lufta e babait të tij me koronavirusin e shtyu atë të regjistrohej në Maratonën e Berlinit. "Ka qëndruar 45 ditë në spital. Fatmirësisht ai sot është me ne, tha fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2007, duke shtuar se në maratonën e Berlinit do të performojnë edhe vëllai dhe babai i tij. "Ai (babai im) nuk do të vrapojë, por vetëm do ta përfundojë garën në këmbë, por ne donim që ai ta përjetonte këtë me ne... është më shumë një përvojë familjare, tha Kaka. Ish-futbollisti brazilian fitoi Ligën e Kampionëve të UEFA-s në vitin 2002 dhe pesë vjet më vonë i dha fund karrierës së tij profesionale. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR