• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këtë fundjavë vazhdon Liga e parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut

Këtë fundjavë vazhdon Liga e parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Me ndeshjet e xhiros së 19-të këtë fundjavë fillon pjesa e dytë e sezonit të Ligës së parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut (LPFMV), ndërsa pas një pauze dy mujore vazhdon edhe sezoni në konkurrencën e ligës së dytë.

Pjesa pranverore e sezonit të LPFMV do të hapet të shtunën me ndeshjen mes Gostivarit dhe Vardarit me fillim në orën 14.

Raundi i parë i ligës do të kompletohet të dielën me pesë ndeshjet e mbetura. Kampioni aktual Struga Trim Lum do të jetë mysafir kundër Rabotniçkit në Shkup. Në Shtip Bregalnica pret Tikveshin, ndërsa Sileksi në Kratovë është nikoqir i Brerës. Në Shkup janë planifikuar edhe dy ndeshje, në Gjorçe Petrov, Makedonija do të përballet me Shkëndijën, ndërsa në Çair Shkupi pret Voska Sportin.

Ndeshjet në ligën e dytë janë paraparë të shtunën me fillim nga ora 14:00. Kështu, lideri i tabelës skuadra e Besës pret Osogovën, ndërsa Detonit i cili ka pesë pikë më pak që është në vendin e dytë do të jetë mysafir në Negotinë kundër Vardarit.

Ndeshjet e mbetura nga xhiroja e 17-të në Ligën e dytë: Arsimi – Novaci, Skopje – Kamenica Sasa, Karaormani – Kozhufi, Ohri – Bashkimi, Pelisteri – Bellasica dhe Teteksi – Pobeda.

FOTO: FFM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR