• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli kushtetues zyrtarisht e shpalli Emanuel Makronin për president të Francës

Këshilli kushtetues zyrtarisht e shpalli Emanuel Makronin për president të Francës
Paris, 27 prill 2022 (MIA) – Kryetari i Këshillit kushtetues të Francës, Loran Fabius, e shpalli Emanuel Makronin për president të Republikës, i cili të dielën, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fitoi shumicë absolute të votive, 58,55 për qind, njoftoi korrespondenti i MIA-s. “Këshilli kushtetues zbatoi operacione regjistruese dhe kontrolluese”, tha Loran Fabius, duke i përmendur “parregullsitë” e vërejtura në 48 vendvotime, për të cilin shkak anëtarët e Këshillit kushtetues shfuqizuan 20.594 vota, ose 0,06 për qind të votave.

QËNDRONI TË LIDHUR