• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli drejtues e miratoi draft versionin e Strategjisë zhvillimore nacionale

Këshilli drejtues e miratoi draft versionin e Strategjisë zhvillimore nacionale

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Draft versioni i Strategjisë zhvillimore nacionale (SZHN), e cila i definon prioritetet e shtetit në 20 vitet në vijim, është finalizuar dhe pranuar nga Këshilli drejtues në të cilin bëjnë pejsë të gjithë zëvendëskryeministrat, minsitri i Financave, deputetë të Kuevndit, anëtarë të ASHAM-it, përfaqësues të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, sektori afarist dhe organizatat qytetare. Bëhet fjalë për dokument gjithpërfshirës i cili përfshin aspekte ekonomike, sociale, ekologjike dhe kulturologjike të zhvillimit të shtetit tonë në dy dekadat në vijim", informojnë nga Qeveria.

Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi "Strategjia nacionale zhvillimore është dëshmi se vetëm qasja e fokusuar dhe kujdesi për shtetin dhe zhvillimin e tij do të na çojë atje ku duam, atje ku, siç tha, qytetarët tanë, fëmijët tanë meritojnë të jenë pas 20 viteve.

Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane, ndërkaq, konsideron se procesi i prëgatitjes dhe vetë projekti i Strategjisë nacionale zhvillimore flasin për faktin se bëhet fjalë për një dokument cilësor, gjithpërfshirës dhe koherent.

Procesi i përgatitjes së Strategjisë nacionale zhvillimore zgjati pothuajse tre vite dhe në të drejtpërdrejtë janë përfhsirë rreth 14.000 qytetarë, komuniteti afarist, sektori qytetar, institucionet shtetërore dhe një numër i madh i ekspertëve vendorë dhe të huaj. SNZH e përfshin vizionin për të ardhmen e RMV-së dhe paraqet shembull për dokument gjithpërfshirës konsnensual, mbipartiak, ndëretnik, gjinor dhe social.

"Ka majft çështje rreth të cilave mund të dallohemi si subjekte politike, por duhet të ndërtojmë konsensus për politikat të cialt janë të domosdoshme për zhvillimin e shoqërisë sonë dhe për përparimin e shtetit", theksoi Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministre e angazhaur për politika për sundim të mirë.

Rosana Duxhak, koordinuese e përhershme e Kombeve të Bashkuara në RMV shpreson se partitë politike do ta marrin parasysh SNZH, si zë të popullit, në manifestet e tyre partiako-politike.

"SNZH mund të shkrihet në program qeveritar, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësi e rrugës zhvillimore, Si çdoherë, KB është e gatshme t'i mbështe njerëzit dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut në këtë proces", deklaroi ajo.

Armen Grigorian, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në vend, tha se procesi i krijimit të këtij dokumenti ishte kompleks, por konsideron se të gjithë së bashku arritën të krijojnë strategji e cila me sukses dhe në përgjithësi do t'u përgjigjet të gjitha sfidave të ardhshme për vendin dhe do të ofrojë zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për zhvillimin e ardhshëm shoqëror, në pajtim me parimet e Agjendës 2030 dhe procesin e inkaudrimit në BE. 

"Anëtarët e Këshillit drejtues shprehën kënaqësi nga puna e bërë deri më tani dhe dhanë mbështetje për procesin i cili pason. Kuvendi në mënyrë unanime e miratoi Ligjin për Strategjinë nacionale zhvillimroe në lexim të parë. Pas miratimit përfundimtar të ligjit, deputetët do të duhet ta votojnë edhe dokumentin e Strategjisë nacionale zhvillimore, pas çka do të fillojë implementimi i saj", thuhet në kumtesën e sotme të shërbimit qeveritar.

Procesin e krijimit të Strategjisë nacionale zhvillimore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e realizon në partneritet me Zyren e Koordinuesit të përhershëm të Kombeve të Bashkuara dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP. Përpunimi i SNZH-së financiarisht është mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup dhe nga Minsitria e Financave e Republikës së Sllovakisë. ab/

Foto: Qeveria



QËNDRONI TË LIDHUR