• e shtunë, 23 nëntor 2024

Juventusi tërhiqet nga Superliga

Juventusi tërhiqet nga Superliga

Torino, 14 korrik 2023 (MIA) - Juventusi mbrëmë publikoi përmes ueb faqes së tij se po tërhiqet nga projekti për formimin e Superligës, pas të cilit mbeten vetëm gjigantët spanjollë, Reali i Madridit dhe Barcelona.

Vendimi i Juventusit vjen vetëm disa ditë pasi klubi nga Torino arriti marrëveshje me UEFA-n rreth dënimit për shkak të malverzimeve financiare lidhur me pagat e lojtarëve dhe ka marrë dritë të gjelbër që suspendimin njëvjeçar ta vuajë në sezonin 2023/2024, kur duhej të paraqitet në Ligën e konferencave.

Tentimi që të formohet Superliga evropiane në futboll, e paramenduar si garë paralele me Ligën e kampionëve nga 12 klube nga Anglia, Spanja dhe Italia, dështoi vetëm disa ditë pas inicimit në prill të vitit 2021, nën presion të ashpër të tifozëve të futbollit dhe UEFA-s.

Pas projektit zyrtarisht ende qëndrojnë Reali i Madridit dhe Barcelona, ndërsa projektin shpejtë e kanë braktisur Çellsi, Mançester Junajted, Mançester Siti, Liverpul, Totenhem, Arsenal, Milan, Inter dhe Atletiko Madrid. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR