• e premte, 23 gusht 2024

Juventusi fillon ofensivën për Sançon

Juventusi fillon ofensivën për Sançon

Torino, 23 gusht 2024 (MIA) – Juventusi filloi ofensivë serioze për tërheqjen e sulmuesit anësor të Mançester Junajted, Xhejden Sanço, njoftoi “Skaj Sports”. Sipas informacioneve “bjankonerët” kanë interesim serioz për anglezin dhe tashmë zhvillojnë bisedime me Mançester Junajtedin për marrëveshje eventuale, ndërsa në ndërkohë me vetë lojtarin bisedojnë për kushtet nën të cilat do të nënshkruante me ekipin nga Torino.

Besohet se Sanço është opsion rezervë nëse dështon kontrata për Nikollas Gonzales nga Fiorentina. Deri më tani besohej se argjentinasi është një hap afër transferimit në Juventus, por indikacionet e fundit thonë se ekipi “vjollcë” nuk do ta lëshojë lojtarin te “zonja e vjetër” sepse nuk janë të kënaqur nga oferta e ekipit “bardh e zi”. Klubi nga Firence kërkon 40 milionë euro për lojtarin e tij, përderisa oferta e Juventusit ishte për huazim dhe opsion për blerje, ndërsa vlera e përgjithshme e transferimit është rreth 30 milionë euro.

Kështu, Juventusi i vuri sërish sytë Sanços, i cili u lidh me një lëvizje në Torino edhe në fillim të verës. Thashethemet për këtë më vonë u shuan pasi lojtari u pajtua me menaxherin Erik ten Hag dhe u kthye në ekipin e Mançester Junajted. Para kësaj, ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Borusia Dortmund, ku la përshtypje mjaft të mira dhe ndoshta kjo e bindi ekspertin holandez që t'i jepte një tjetër shans në “Old Traford”.

Megjithatë, transferimi eventual i Sanços ende nuk është përjashtuar me ofertë mjaftueshëm të mirë. Në këtë fazë, besohet se Juventusi dëshiron ta marrë lojtarin si huazim deri në verën e ardhshme, me opsion për blerje në kontratë. Vlera e përgjithshme e transferimit do të jetë rreth 47 milionë euro, që duhet t’i kënaqë “djajtë e kuq”. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR