• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Juventusi dhe Alegri zyrtarisht e ndërprenë bashkëpunimin

Juventusi dhe Alegri zyrtarisht e ndërprenë bashkëpunimin

Torino, 4 qershor 2024 (MIA) - Këshilli drejtues i klubit italian të futbollit, Juventus kinfirmoi mbrëm[ se ka arritur ndërprerje dakorduese të kontratës me trajnerin Masimo Alegri.

Juventusi u nda me Alegrin pas finales së klubit të Italisë në të cilin klubi nga Torino e fitoi Atalantën me 1-0.

Alegri pas ndeshjes sulmoi disa përfaqësues të mediumeve dhe personelit gjyqësor, por edhe ndaj drejtorit sportiv kristian Xhuntoli.

Klubi e quajti sjelljen e Alegrit të papranueshme dhe kundër vlerave të klubit dhe futbollit.

Juventusi më pas dy ndeshjet përfunduese në sezon i luajti nën kryesimin e Paolo Monteros, i cili e trajnon ekipin e të rinjve deri 19 vjeç.

Juventusi, i cili sezonin e përfundoi në vendin e tretë me 23 pikë më pak nga i plasuari i parë, Interi, tani është në gjurmim të trajnerit të ri.

Mediumet kohë më parë shkruanin se Juventusi paraqet interes për Tiago Mota, i cili fitoi vendin e pestë në kampionatin e këtij viti me Bolonjën. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR