• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jusaf për BBC: Starxhen mund të mbetet anëtare e Partisë nacionale skoceze

Jusaf për BBC: Starxhen mund të mbetet anëtare e Partisë nacionale skoceze

Londër, 12 qershor 2023 (MIA) - Ish-ministrja e parë e Skocisë, Nikolla Starxhen nuk do të suspendohet nga Partia popullore skoceze (SNP), pasi që dje u arrestua nga policia si pjesë e hetimit për financimin e partisë, deklaroi trashëguesi i saj, Hamza Jusaf për BBC.

"Jo, nuk e mënjanoj Nikolla (Starxhen nga partia)", tha Jusaf, i cili është i afërt me Starxhen, duke i hedhur poshtë thirrjet nga radhët e partisë kryesore në Skoci.

Ai shtoi se "do të sillet ndaj saj në mënyrë të njejtë" si edhe ndaj anëtarëve të tjerë të SNP-së të cilët, siç tha, gjithashtu u morën në pyetje, e më pas u liruan pa aktakuzë.

"nuk ka presion ndaj saj që vetë ta braktisë partinë", shfaqi bindje Jusaf.

Ish-ministrja e parë Starxhen, e cila befasisht dha dorëheqje në shkurt. dje kaloi shtatë orë në polici, në marrje në pyetje si pejsë e hetimit për financimin e partisë së saj.

Hetimet, që filluan në vitin 2021, kanë të bëjnë kryesisht me përdorimin e 600.000 funtave (683.000 euro) në donacione të grumbulluara në vitet e fundit për organizim të njër eferendumi të ri për pavarësi, projekt i cili ishte bllokuar nga opozita në Londër.

Mediumet, gjithashtu, inicuan çështjen lidhur me kredinë, për të cilën pohohet se bashkëshorti i Starxhen, Piter Murel ia ka paguar partisë.

Sipas zëdhënëses së Starxhen, ajo erdhi vullnetarisht në polici. Ajo më vonë u lirua në poritje të ngjarjeve të mëtutjeshme dhe u bastisën disa prona, përfshirë edhe shtëpia e saj.

"Pa dyshim se jam e pafajshme", shfaq bindje ajo në deklaratën e publikuar pas lirimit të saj nga paraburgimi.

Në fillim të prillit, bashkëshorti i Starexhen, Murel, i cili ishte drejtor kryesor ekzekutiv i SNP-së deri nga mesi i amrsit para se të japë dorëheqje nga funksioni i vet, u arrestua si pjesë e hetimit para se të lirohej mbrëmjen e nejjtë, sërish pa aktakuzë.

Disa ditë më vonë, arkëtari i SNP-së, Kolin Biti gjithashtu u mor në pyetje. Ai në këmbim dha dorëheqje si arkëtar. ab/

foto: Аrkivi

QËNDRONI TË LIDHUR