Junajted vazhdon me përforcime – u dakordua edhe me një lojtar të PSZH-së
- Pas njoftimit të djeshëm për nënshkrimin e Leni Joro nga Lill, Mançester Junajted është duke punuar edhe për një marrëveshje për mesfushorin e Pari Sen-Zherman - Manuel Ugarte.
- Post By Sara Ademi
- 09:24, 19 korrik, 2024
Mançester, 19 korrik 2024 (MIA) - Pas njoftimit të djeshëm për nënshkrimin e Leni Joro nga Lill, Mançester Junajted është duke punuar edhe për një marrëveshje për mesfushorin e Pari Sen-Zherman - Manuel Ugarte.
Sipas Fabricio Romano, ndërkombëtari uruguaian tashmë ka rënë dakord për një lëvizje në "Old Traford" pasi ai dhe klubi kanë rënë dakord për kushtet bazë të kontratës së tij personale.
Tani drejtuesit e “djajve të kuq” duhet të përpiqen të arrijnë marrëveshje me Pari Sen-Zherman për shumën e mundshme të transferimit. Megjithatë, Ugarte është edhe në planet e Atletiko Madrid.
Lojtari në fjalë është një mesfushor mbrojtës dhe mbërriti në Paris vetëm një vit më parë nga Sporting i Lisbonës për një shumë të majme prej 60 milionë euro, që me gjasë do të thotë se klubi i tij aktual do të kërkojë të paktën kaq shumë. Sezonin e kaluar, Ugarte mori pjesë në 37 ndeshje për PSZH dhe shënoi tre gola.
E mira për Junajted është se kampionët e Francës aktualisht po bëjnë gjithçka për të nënshkruar me Zhoao Neves nga Benfika, i cili luan në të njëjtin pozicion. sa/
Foto: Printskrin