• e enjte, 18 korrik 2024

Junajted sonte pas Rashfordit kundër Sevilës në Ligën e Evropës

Junajted sonte pas Rashfordit kundër Sevilës në Ligën e Evropës

Mançester, 13 prill 2023 (MIA) - Futbollisti i Mançester junajted, Markus Rashford nuk do të luajë në ndeshjen e sotme të parë të çerekfinales kundër Sevilas në Ligën e Evropës, për shkak të lëndimit të muskujve, njoftoi klubi anglez.

Në komunikatë shtohet se Rashford nuk do të mund të luajë edhe në "disa" ndeshje tjera për shkak të lëndimit. 

Rashford është zëvendësuar në minutën e 80-të në ndeshjen e të shtunës së Premier ligës kundër Evertonit dhe menjëherë ka filluar me procesin e rehabilitimit.

Reprezantuesi anglez deri më tani ka arritur 28 gola për Mançester junajted dhe e ka kryesuar klubin deri te titulli në Liga kupën angleze.

Sipas mediave britanike, pritet që Rashford të kthehet në përbërjen e Junajtedit para përfundimit të sezonit. mb/

Foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR