• e enjte, 18 korrik 2024

Joshko Guardiol zyrtarizohet te Mançester Siti

Joshko Guardiol zyrtarizohet te Mançester Siti

Mançester, 5 gusht 2023 (MIA) - Mançester Siti ka bërë të ditur transferimin e mbrojtësit të Lajpcigut, Joshko Guardiol. Kontrata me 21-vjeçarin kroat është pesëvjeçar. Lojtari do ta bart numrin 24.

Transferimi do t'u kushtojë “qytetarëve” 90 milionë euro duke e bërë kësisoj Guardiolin mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Guardiol luan për Lajpcigun që nga viti 2021. Kroati në 87 ndeshje për klubin gjerman ka shënuar pesë gola dhe tre asistime.

Portali “Transfermarkt” e vlerëson lojtarin në 75 milionë euro.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR