• e enjte, 18 korrik 2024

Jerlikaj: Të paktën shtatë migrantë humbën jetën, një person i zhdukur, ndërsa 19 u shpëtuan në afërsi të bregut turk Çeshme

Jerlikaj: Të paktën shtatë migrantë humbën jetën, një person i zhdukur, ndërsa 19 u shpëtuan në afërsi të bregut turk Çeshme

Ankara, 9 korrik 2024 (MIA) - Të paktën shtatë migrantë humbën jetën, një u zhduk, ndërsa 19 u shpëtuan sot në afërsi të bregut perëndimor të Turqisë në Detin Egje, deklaroi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaj.

Jerlikaja në platformën X shënoi se hetimi pas një migranti të zhdukur në afërsi të bregut në qytetin Çeshme vazhdon.

"Një helikopter, katër anije të rojes bregdetare dhe ekipi i zhytësve janë përfshirë në operacionin për kërkim dhe shpëtim", tha Jerlikaj.

Roja bregdetare turke ka mbërritur në vendin e ngjarjes pasi anija e peshkimit në rajon ka kërkuar ndihmë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR