• e hënë, 07 tetor 2024

Javën e kaluar gjoba për 242 automjete të parkuar në mënyrë të paligjshme në Qendër

Javën e kaluar gjoba për 242 automjete të parkuar në mënyrë të paligjshme në Qendër

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - NP Parkingjet e komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me Policinë e komunikacionit-Shkup javën e kaluar sanksionuan 242 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme të cilat e kanë penguar  zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit.

Sipas PKQ-së, nga data 06.03 deri më 12.03.2023, me ndihmën e automjetit special "karrotrec" të NP PKQ janë mënjanuar 130 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanik "Bllokues", janë sanksionuar 112 automjete të cilat janë zënë në vendparkime rezidente, ndërsa nuk ishin shfrytëzues  rezident të sektorit në të cilin janë parkuar.

"NP PKQ dhe Komuna Qendër çdo ditë mbajnë llogari për të vënë rend në kaosin e komunikacionit nga automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme në territorin e komunës Qendër. Përkujtojmë në respektimin e rregullave të komunikacionit nga ana e çdo pjesëmarrësi në komunikacion me qëllim të mbajtjes së rendit dhe sigurisë në rrugë", citohet në kumtesën e PKQ.-së. sa/

 foto: PKQ

QËNDRONI TË LIDHUR