• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e Spanjës, Soriano Ortiz

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e Spanjës, Soriano Ortiz

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA)-  Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot zhvilloi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rafael Soriano Ortiz, në të cilin u konfirmuan lidhjet miqësore bilaterale dhe u shqyrtuan çështjet për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të ndërsjellë në fusha kyçe me interes të përbashkët.

“Theks i veçantë i diskutimit u vendos në mbështetjen e vazhdueshme spanjolle për përpjekjet tona për depërtim në rrugën evropiane. Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Spanja në kontekst të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve të tilla për progresin e vendit”, thuhet në kumtesë.

Bashkëpunimi bilateral ishte gjithashtu në fokus të bisedimeve, ku Murtezani dhe Soriano Ortiz theksuan nevojën për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve në fusha siç janë reforma në administratën publike, qeverisje të mirë dhe sundimin e së drejtës.

Vëmendje e veçantë iu përkushtua mundësive për thellimin e bashkëpunimit në sektorë që janë në përputhje me agjendën reformuese të Maqedonisë së Veriut dhe synimet që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian.

Foto: Ministria për Çështje Evropiane


 

QËNDRONI TË LIDHUR