• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Japonia me gjashtë medalje të arta është më e suksesshmja pas ditës së tretë të Olimpiadës në Paris

Japonia me gjashtë medalje të arta është më e suksesshmja pas ditës së tretë të Olimpiadës në Paris

 Paris, 30 korrik 2024 (MIA) - Garuesit nga Japonia fituan gjashtë medalje të arta pas ditës së tretë të garave në Lojërat në Paris dhe janë kryesuesit në renditjen e medalistëve.

 Nga pesë medalje të arta kanë Franca, Kina, Australia dhe Koreja.

 SHBA-ja ka tre, ndërsa nga dy të arta deri tani kanë marrë Britania e Madhe, Italia, Kanadaja, Hong-Kongu dhe Gjermania. 

 Me nga një medalje ari u dekoruan olimpikët nga Kazakistani, RAJ, Belgjika, Azerbejxhani, Rumania dhe Uzbekistani. 

 Gjithsej 36 shtete kanë marrë të paktën nga një medalje, amerikanët më shumë - 20. 

 Gjatë ditës së sotme do të ndahen 11 komplete medaljesh në tetë sporte.

 Lojrat olimpike do të zgjasin deri më 11 gusht. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR