• e martë, 24 dhjetor 2024

Janevska: Për standardin e studentëve vitin e ardhshëm 30 milionë euro, do të zgjidhen kushtet e këqija dhe menaxhimi në Shtëpinë e studentëve "Pellagonia"

Janevska: Për standardin e studentëve vitin e ardhshëm 30 milionë euro, do të zgjidhen kushtet e këqija dhe menaxhimi në Shtëpinë e studentëve

Shtip, 19 në tor 2024 (MIA) - Në Buxhetin për vitin 2025 rreth 30 milionë euro ose 18 për qind më shumë mjete financiare për standardin e studentëve në krahasim me këtë vit, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë vizitës së gjimnazit të Shtipit "Sllavço Stojmenski". Ka vërejtur se nuk ka dilema për rritje të kë tij zëri në buxhet dhe është planifikuar rritje e fondeve çër shujtën e studentëve.

"Por ne ende po flasim me studentët, sepse ata kanë një ide tjetër. Ata besojnë se për 140 denarë mund të marrin ushqim të plotë në disa markete, restorante të caktuara dhe se mund të zgjerohet fushëveprimi, për shembull, studentët që punojnë me kohë të pjesshme dhe nuk kanë arritur ende një sasi të caktuar të mjeteve, munden edhe ata. Domethënë, deri në fund të vitit do ta përcaktojmë dhe menjëherë në janar do të dihet nëse do të marrin ushqim studentor prej 160 denarë apo do të zgjerohet", tha Janevska.

E pyetur për gjendjen e keqe në Shtëpinë e studentit "Pellagonia", për të cilën ankohen studentët dhe nëse do të ketë intervenim në të, ministrja e Arsimit dhe Shkencës deklaroi se do të ketë  intervenim.

"Duhet të ketë. Kështu që dëgjoj spekulime të ndryshme. Drejtori i Shtëpisë së studentit nuk po i kryen detyrat e tij dhe prandaj do të duhet të ndërmarrim hapa, në të ardhmen e afërt do të kërkojmë dhe emërojmë një drejtor të ri. Po, studentët ankohen se nuk ka ujë të ngrohtë, ushqimi është vërtet i ulët dhe nuk mund të lejojmë njerëz të papërgjegjshëm të vazhdojnë të luajnë me fatin e studentëve. Të rinjtë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për këtë vend. Ne sigurojmë mjete nga buxheti, nga qytetarët dhe secili menaxher duhet ta marrë seriozisht punën e tij", thotë Janevska.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Janevska konsideron se ky problem me Shtëpinë e studentit "Pellagonia", do të zgjidhet më së voni për dy deri tre ditë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR