• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janari i vitit 2024 më i ngrohti në historinë e matjes së temperaturës

Janari i vitit 2024 më i ngrohti në historinë e matjes së temperaturës

Gjenevë, 15 shkurt 2024 (MIA) - Janari i vitit 2024 është më i ngrohti në historinë e vëzhgimit të kohës dhe klimës, njoftoi sot Organizata Meteorologjike Botërore (OMB).

"Trendi i thyerjes së rekordeve që ishte shënuar në pjesën më të madhe të vitit 2023 vazhdoi edhe në vitin 2024 - janari ishte janari më i ngrohtë deri më tani", njoftoi organizata.

Sipas OMB-së, ai është muaji i tetë me radhë që është më i ngrohtë deri më tani.

"Temperaturat në sipërfaqen e detit janë në nivelin e lartë rekord, dhjetë muaj me radhë", njoftoi OMB.

Temperatura mesatare mujore e ajrit ishte për 1,66 gradë më e lartë se mesatarja e janarit në periudhën prej vitit 1850-1900, përderisa në periudhën prej vitit 1991-2020 ishte 0,70 gradë mbi mesataren për janarin.

Sipas të dhënave të Shërbimit për Ndryshime Klimatike Kopernikus, në krahasim me temperaturën e janarit paraprak më të ngrohtë në vitin 2020, temperatura mujore mesatare ishte mbi 0,12 gradë.

Organizata i tregoi të dhënat e mara nga Administrata Kombëtare amerikane për Oqeane dhe Atmosferë, NASA, shërbimi për ndryshime klimatike Kopernikus i Bashkimit Evropian dhe Agjencia Meteorologjike Japoneze. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR