• e shtunë, 23 nëntor 2024

Janë parashtruar katër amandamente për ndryshimet në Ligjin për Burime Minerale për korridoret 8 dhe 10d

Janë parashtruar katër amandamente për ndryshimet në  Ligjin për Burime Minerale për korridoret 8 dhe 10d

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Anëtarët e Komisionit kuvendor për Çështje Ekonomike filluan me debatin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Burime Minerale, edhe pse rendi i ditës në mbledhje ende nuk është votuar. Pas disa vërejtjeve procedurale, kryetari i Komisionit, Dime Vellkovski e ndërpreu mbledhjen dhe paralajmëroi vazhdimin e saj javën e ardhshme. Ai informoi se për ndryshimet e Ligjit janë parashtruar katër amandemante - dy nga VMRO-DPMNE-ja dhe dy nga Lupço Ballkovski nga VMRO-PP, e cila është pjesë e shumicës qeveritare. 

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, në vërejtje procedurale, kërkuan që te ata të dorëzohet Marrëveshja për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 d me "Behtel dhe Enka", që të munden të shohin nëse ndryshimet e ligjeve të propozuara janë në përputhje me të, duke shprehuar gjatë kësaj dyshime për krim dhe korrupsion.

Deputeti Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE tha se në mbledhje duhet të vijë "urdhëruesi i këtyre ligjeve" Artan Grubi dhe t'i shpjegojë.

Ai ka nisur diskutimin për ndryshimet në Ligjin për Burimet Minerale, duke theksuar se një nga dispozitat i lejon kontraktorit të gërmojë ku dhe sa të dojë. Jarevski vlerësoi se është shmangur marrja e lejes nga institucionet kompetente, duke theksuar se VMRO-DPMNE ka dorëzuar një amendament për këtë nen. Amandamenti i dytë i tyre i referohet dispozitës që gjashtë muaj pas përfundimit të punimeve në korridor, ata që kanë marrë lejen  mund të minojnë lëndë të parë.

Në lidhje me këto dispozita në ndryshimet e Ligjit për Burime Minerale kanë të bëjnë edhe amandamentet e parashtruara nga deputetit Lupço Ballkovski nga VMRO-PP.

Në mbledhje koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi kërkoi që të mos keqpëdoret vërejtja procedurale nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së për udhëheqjen e debatit për Propozim ndryshimet. Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja opozitare është destruktive dhe i bllokon të gjitha komisionet sepse nuk dëshiron që të ndërtohen korridoret. 

Ai përkujtoi se ndërtimi i Korridorit 8 ishte premtim i kësaj partie kur ishte në pushtet. Deri më tani, tha ai, ky Korridor duhej të ndërtohej. Për dyshimet e shprehura për krim, Ademi kërkoi nga deputetët e VMRO-DPMNE-së që t'i dëshmojnë akuzat e tyre. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR