• e martë, 17 mars 2026

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni

Dibër, 24 shkurt 2026 (MIA) – Tërmet me magnitudë prej 4,3 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sonte në rajonin e Elbasanit, i cili është ndjerë edhe në Dibër, Strugë dhe Ohër.

Sipas raporteve, lëkundja është regjistruar në orën 20:06 në thellësi prej 13 kilometra. 
 
Epiqendra është 7 kilometra në veriperëndim të Lushnjës dhe 31 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.

Për momentin nuk ka informacione për dëme të shkaktuara materiale. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR