Një ton mariuhanë është konfiskuar në një depo të "Grin llajf", një nga gjashtë firmat të cilave iu morrën licencat
- – Një ton mariuhanë është konfiskuar në depon e firmës “Grin llajf” në fshatin Josifovë të Vallandovës, një nga gjashtë kompanitë të cilave iu morën licencat për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.
- Post By Fitore Curri
- 19:21, 24 shkurt, 2026
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) – Një ton mariuhanë është konfiskuar në depon e firmës “Grin llajf” në fshatin Josifovë të Vallandovës, një nga gjashtë kompanitë të cilave iu morën licencat për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.
“Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli, nëpunës të policisë nga SPB Strumicë, DPB Vallandovë, sot kryen bastisje në hapësirat e subjektit juridik për prodhimtari të mariuhanës në fshatin Josifovë”, thonë nga MPB.
“Grin llajf” merret me kultivimin e erëzave, bimëve aromatike dhe medicinale, si dhe bimë për përdorim në farmaci, ndërsa operacioni është pjesë e aksioneve të vazhdueshme për ndalimin e tregtisë së jashtëligjshme me drogë.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot në konferencë për media njoftoi se gjashtë kompanive u janë marrë licencat për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, për shkak të konstatimit të një varg parregullsish në punë.
Përveç “Grin llajf”, licencat i janë marrë edhe kompanisë “Alfafam”, e cila ishte e përzier në kontrabandën e mariuhanës në Serbi, pastaj “CBD medplant”, “Llajf plant”, “Atafarm” dhe “Kanabidois”.
Me vendim të Qeverisë kompetentët filluan kontrolle në të gjitha 43 kompanitë të cilat kanë leje për kultivimin e kanabisit medicinal, pas konfiskimit të mbi 40 tonë mariuhanë nga disa kompani para dy javëve. fc/