• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janë gjetur kutitë e zeza të aeroplanit i cili u rrëzua në zonën e Belgorodit

Janë gjetur kutitë e zeza të aeroplanit i cili u rrëzua në zonën e Belgorodit

Moskë, 25 janar 2024 (MIA) - Në vendin e rënies së aeroplanit transportues rus "Il-76" në Belgorod, i cili si këmbim transportonte 65 të burgosur ukrainas janë gjetur kutitë e zeza, ndërsa ato janë në gjendje të mirë, deklaroi një përfaqësues i ndihmës së shpejtë lokale, informojnë mediat ruse. 

Janë zbuluar edhe dy kutitë e zeza - pajisje për xhirimin e parametrave të fluturimit dhe diktafon, ka thënë përfaqësuesi, duke theksuar se kutitë e zeza gjenden në pjesën e pasme të aeroplanit dhe tashmë u janë dorëzuar hetuesve. 

Për shkak të rënies së aeroplanit transportues ushtarak rus "Il-76" me të burgosur ukrainas, gjashtë anëtarë rus të ekuipazhit dhe tre shoqërues, për sot në orën 17 sipas kohës së Nju-Jurkot është caktuar takim i Këshillit të Sigurisë së KB-së, sepse më parë, sipas fjalëve të zëvendës përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara nga ana e Dmitrij Poljanski, Franca, e cila kryeson me Këshillin e Sigurisë së KB-së, dje e ka refuzuar kërkesën e Moskës për mbledhje të seancës. 

Zëdhënësi i presidentit rus Dmitrij Peskov nuk e komentoi mundësinë për vazhdimin e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR