• e hënë, 13 janar 2025

Ja si aneksimi i Kanadasë do ta ndryshonte politikën amerikane

Ja si aneksimi i Kanadasë do ta ndryshonte politikën amerikane

13 Janar 2025

Politiko 

Donald Trampi thotë se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të. Duhet të jetë i kujdesshëm se ç'farë dëshiron.

Jo, kjo (me siguri?) nuk është ide serioze, por presidenti i sapozgjedhur vazhdon ta mashtrojë aleatin e Shteteve të Bashkuara në veri rreth asaj të bëhet shteti i ardhshëm në Union. Të hënën, pasi kryeministri kanadez Xhastin Trudo njoftoi se do të tërhiqet nga funksioni, Trampi në rrjetet sociale publikoi se "shumë njerëz në Kanada DUAN të jenë shteti i 51-të". Dhe ai e dyfishoi atë të martën. (Trudo nuk e priti mirë).

Ashtu, disa javë pas asaj përsëritje, Skor vendosi ta kuptojë Trampin fjalë për fjalë, jo seriozisht: Cilat janë implikimet politike të menjëhershme nga ajo që Kanadaja të bëhet pjesë e SHBA-së?

Përgjigjja, tregoi analiza jonë, është se demokratët do të kenë interes të madh, me shtetin e ri të madh të Kanadasë e cila do të shërbejë si një lloj i dytë i Kalifornisë, një shtet masiv i kaltër që do të mbante dhjetëra vende në Dhomën Përfaqësuese dhe do të krijonte një avantazh të demokratëve në Kolexhin Zgjedhor.

Kanadaja do të ishte plotësisht e kaltër, dhe ne nuk flasim vetëm për temperaturën. Hulumtimi jozyrtar i kolegëve tanë nga Veriu i bardhë i madh, zbuloi se janë të bindur se bashkatdhetarët e tyre do të votojnë për demokratët, ndërsa anketa parazgjedhore hipotetike tregoi se banorët e Kanadasë në shumicë të madhe janë në anën e Kamala Haris para Trampit.

Me sigurimin e Kanadasë, demokratët duhet të fitojnë vetëm dy shtete nga ngjyra e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2028. (Kjo nuk e bën Shtëpinë e bardhë punë të sigurt: Trampi megjithatë do ta kishte mposhtur Harisin në vitin 2024 madje edhe me Kanadanë në Union, sepse ajo humbi në çdo ngjyrë).

Le të llogarisim disa numra.

Senati është më i lehtë: Kanadaja do të merrte dy senatorë, ndërsa duke pasur parasysh politikën e saj liberale, nuk ka dyshim se ata do të ishin demokratë. Kjo do të zvogëlonte pak epërsinë e republikanëve në Kongresin e tanishëm: në Senat do të kishte 53 republikanë dhe 49 demokratë. Republikanët do të mund të lejojnë dy shmangie, me ç'rast nënpresidenti i sapozgjedhur Xhej-Di Vens do të thyente rezultatin e barazuar 51-51. 

Dhoma përfaqësuese është më e ndërlikuar (dhe e ngadaltë). Duke e mbajtur numrin në 435 anëtarë, rishpërndarja do t'i japë Kanadasë 45 vende. Kjo do të ishte vetëm një më pak se Kalifornia, e cila do të kishte 46.

Gjithsej, 31 shtete do të humbnin vende nga Kanadaja. Kalifornia do të humbte gjashtë; Teksasi katër; Florida do të humbte tre; Nju-Jorku, Ilinoisi, Pensilvania dhe Karolina Veriore do të hmbnin nga dy; ndërsa rreth njëzet do të hmbnin nga një vend.

Kjo pothuajse sigurisht do ta rrisë numrin e demokracive në Dhomën përfaqësuese, por është e pamundur të dihet deri në cilën shkallë, për shkak të rishpërndarjes.

Një shtet i kaltër mund të humbë një ulëse të kuqe dhe anasjelltas, ndërsa disa nga 45 rajonet kanadeze do të ishin republikane. Imponimi agresiv nga cila do anë mund t'i ndryshojë dukshëm rezultatet.

Migrimi i vendeve në Dhomën përfaqësuese drejt Kanadasë, gjithashtu, do të thoshte ndryshim i  konsiderueshëm në Kolexhin zgjedhor, duke i riformësuar zgjedhjet presidenciale.

Për momentin, shtetet e kaltra përbëjnë 226 vota elektorale, shtetet e kuqe përbëjnë 219, ndërsa shtatë ngjyrat - Miçigen, Viskonsin, Pensilvania, Karolina Veriore, Xhorxhia, Nevada, Arizona - kanë 93.

Me 47 vota zgjedhore nga Kanadaja (45 vende në Dhomën prëfaqësuese + 2 senatorë), demokratët do të hyjnë në zgjedhje me 253 vende, republikanët do të kenë 202, ndërkaq do të kenë 85 për marrje.

Kandidatit të Partisë demorkatike do t'i duhen vetëm 18 vota elektorale për të ardhur deri tek numri 271 dhe për ta fituar shumicën nga 540 votat e tnaishme në Kolexhin zgjedhor. Për atë do të nevojiten minimum vetëm dy shtete me ngjyrë, prëderisa republikanët do të duhet të fitojnë së paku pesë.

Kjo është mangësi e madhe për republikanët, por jo edhe e pakalueshme. Trampi, në fund të fundit, megjithatë do të fitonte.

Por, viti 2028 sigurisht do të jetë interesant - posaçërisht kur Grenlanda do të bëhet shteti i 52-të. sa/ab/

 Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR