Shekerinska: Në këtë botë më të paqëndrueshme dhe më të rrezikshme, demokracitë duhet të ndërmarrin veprime
- Rruga drejt anëtarësimit në NATO mund të zgjasë më shumë se sa pritej, të paktën kështu ishte rasti me Maqedoninë e Veriut dhe ne e dimë se me çfarë sfidash u përball edhe Suedia, por ajo arriti t'i zgjidhë ato dhe tani është në shtëpi, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e Aleancës, Radmilla Shekerinska në fjalimin e saj në Konferencën nacionale vjetore të shoqatës “Populli dhe Mbrojtja” e titulluar "Farkëtimi i së ardhmes: Vizion strategjik i NATO-s nën kryesinë e re", që mbahet në qytetin suedez Selen.
Bruksel, 13 janar 2025 (MIA) - Rruga drejt anëtarësimit në NATO mund të zgjasë më shumë se sa pritej, të paktën kështu ishte rasti me Maqedoninë e Veriut dhe ne e dimë se me çfarë sfidash u përball edhe Suedia, por ajo arriti t'i zgjidhë ato dhe tani është në shtëpi, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e Aleancës, Radmilla Shekerinska në fjalimin e saj në Konferencën nacionale vjetore të shoqatës “Populli dhe Mbrojtja” e titulluar "Farkëtimi i së ardhmes: Vizion strategjik i NATO-s nën kryesinë e re", që mbahet në qytetin suedez Selen.
"Rrugëtimi drejt anëtarësimit në Aleancë nuk është gjithmonë i thjeshtë. Ju e dini këtë, kurse unë e di nga përvoja ime duke punuar për Maqedoninë e Veriut gjatë anëtarësimit në NATO disa vite më parë. Çdo popull ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij, ndërsa ne kemi zgjedhur rrugën e lirisë dhe demokracisë. Anëtarësimi juaj në NATO është i mirë për stabilitetin e Veriut të largët, Balltikut dhe më gjerë", tha Shekerinska.
Ajo e theksoi rëndësinë e anëtarësimit në NATO, veçanërisht kur është i pranishëm një kërcënim nga Rusia në forma të ndryshme.
"Jemi të vetëdijshëm dhe të zgjuar. E dimë se në NATO, popujt tanë janë më të sigurt së bashku sesa vetëm. Kur presidenti rus, Vladimir Putin e filloi pushtimin e tij të plotë të Ukrainës pothuajse tre vjet më parë, ai donte më pak NATO. Tani ka fituar më shumë NATO. Anëtarësimi në NATO është një përgjegjësi e madhe për çdo aleat, pa dallim nëse është themelues apo anëtar më i ri, si Suedia", tha Shekerinska.
Sipas saj, me anëtarësimin në NATO. Suedia merr mbrojtje dhe solidaritet nga 31 aleatët e tjerë, të cilët do të mbrojnë sovranitetin dhe lirinë e saj.
"Kur Suedia hyri në NATO, iu bashkuar një komuniteti vlerash, demokracie , lirie dhe sundim të ligjit. Dhe e shoh se si Suedia i përforcon këto parime të çmuara të NATO-s, çdo ditë në selinë e saj, por edhe në të gjithë Aleancën tonë në këtë botë të kërcënimeve komplekse që i sfidojnë ushtritë tona dhe shoqëritë tona. Siguria jonë varët nga ajo të mbetemi të bashkuar dhe të qëndrueshëm", tha Shekerinska.
Ajo theksoi se vizitoni strategjik i NATO-s nën udhëheqjen e re mund të duket një detyrë e frikshme dhe në të vërtetë është, por megjithatë, ky ekip i ri ka ndjenjë të qartë për qellimet, drejtimin dhe urgjencën.
"Ne e dimë se çfarë duhet të bëjë NATO tani, por ne gjithashtu e dimë se çfarë duhet të bëjë NATO në vitet në vijim. Situata e sigurisë rreth nesh edhe globalisht është e zymtë. Bota është më e paqëndrueshme dhe më e rrezikshme. Ka përsëri luftë në Evropë dhe forcat autoritare janë në rritje. Si demokraci, ne duhet të mbetemi të fortë, duhet të jemi të bashkuar dhe, ndoshta më e rëndësishmja, duhet të veprojmë tani", tha Shekerinska.
Sipas saj, që të përballet me mjedisin gjithnjë e më të trazuar të sigurisë, Aleanca duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe prodhimin e mbrojtjes.
"Rusia është kërcënimi më dometënës dhe i drejtëpërdrejtë për sigurinë tonë. Sulmi i saj në Ukrainë vazdon, ndërsa kur lufta do të përfundojë, nuk mund ta kthejmë orën në vendin ku ishim më parë. Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë me ne. Këtë haptazi e thonë dhe ashtu veprojnë", theksoi Shekerinska.
Ajo thekson se shpenzimet totale ushtarake të Rusisë do të arrijnë të paktën shtatë ose tetë për qind të BVP-së ruse dhe se ajo, së bashku me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut, synon të destabilizojë rendin global, të dobësojë Evropën dhe Amerikën e Veriut dhe të minojNë liritë tona.
"Në vijim është një fushatë e aktiviteteve armiqësore kundër aleatëve të ndryshëm të NATO-s. Ne kemi dëgjuar diskutime për këtë edhe më parë, duke përfshirë sulmet kibernetike, sabotazhin dhe dezinformimin", shtoi Shekerinska, duke kujtuar masat e marra nga Aleanca për të rritur sigurinë e infrastrukturës kritike dhe monitorimin e kërcënimeve të mundshme, dhe paralajmëroi një prani të forcuar ushtarake të Paktit në rajonin e detit Baltik.
"Ne jemi të përgatitur të mbrojmë qytetarët tanë dhe territorin tonë sot, por nuk mund ta garantojmë këtë në të ardhmen nëse nuk ndërmarrim veprime tani. Sekretari i Përgjithshëm dhe unë jemi dakord që aleatët duhet të kalojnë në të menduarit si në kohë të luftës. Ne duhet të rrisim prodhimin e mbrojtjes dhe shpenzimet e mbrojtjes në mënyrë që të mund të vazhdojmë të garantojmë se njerëzit tanë janë të sigurt", shtoi Shekerinska.
Shekerinska theksoi se megjithëse Suedia është vendi i fundit që i është bashkuar Aleancës, ajo luan një rol jetik në mbrojtjen e sigurisë së përbashkët të NATO-s, duke mirëpritur planet e Stokholmit për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 2,6 për qind të BPV-së deri në vitin 2028, që sipas saj, është një shembull nga të cilat anëtarët më të vjetër të Paktit mund të mësojnë.
"Suedia vazhdon të jetë një mbështetëse e jashtëzakonshme e Ukrainës, duke ofruar miliarda euro ndihmë ushtarake. Tanket, mjetet e blinduara, raketat dhe artileria që keni dhënë po e ndihmojnë Ukrainën të luftojë për lirinë e saj. Si aleancë, ne gjithashtu duhet të vazhdojmë të forcojmë mbështetjen tonë dhe të ndihmojmë Ukrainën që të kapërcejë më shpejt ditët e zeza të kësaj lufte, në mënyrë që kur të vendosin të fillojnë bisedimet e paqes, ta bëjnë këtë nga një pozitë e fortë", tha Shekerinska. ls/
Foto: Skrinshot