• e martë, 14 janar 2025

Shollci e hodhi poshtë kërkesën e Trampit që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtje

Shollci e hodhi poshtë kërkesën e Trampit që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtje

Berlin, 13 janar 2025 (MIA) – Kancelari gjerman Olaf Sholc sot e hodhi poshtë kërkesën e presidentit të ardhshëm amerikan Donald Tramp, Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s të shpenzojnë pesë për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtje, informon DPA. 

“Pesë për qind do të ishin mbi 200 miliardë euro (204 miliardë dollarë) në vit, ndërsa buxheti federal nuk është as 500 miliardë euro. Kjo do të ishte e mundur vetëm përmes rritjes së madhe të tatimeve ose uljeve të mëdha të gjërave të cilat janë shumë të rëndësishme për ne”, tha Shollci në tubimin zgjedhor në qytetin qendror gjerman Bilefeld.

Ai shtoi se Gjermania do të respektojë qëllimin e deritanishëm të shpenzimit të NATO-s prej të paktën dy për qind të PBB-së. Vitin e kaluar Berlini e arriti këtë përqindje për herë të parë nga fundi i Luftës së Ftohtë. NATO e vendosi qëllimin prej dy për qind në vitin 2014. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR